Google ADS

Suso i jep lamtumirën Milan-it: Dua të qëndroj edhe sezonin e ardhshëm te Sevilla

18:07 | 7 Prill 2020
Arbresh Info

Sulmuesi Suso nuk mendon të rikthehet te Milan-i, nëse Sevilla arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Spanjolli u huazua te Sevilla nga Milan në afatin e janarit me mundësi blerje në fund të sezonit për 20 milionë euro, por nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve atëherë është obligueshme blerja, transmeton portali arbresh.info.

Suso ka thënë se ndihet shumë i lumtur te gjiganti spanjoll, andaj nuk është duke menduar të rikthehet në “San Siro”.

“Ka shumë mundësi që me lejojnë të qëndrojnë, por po nëse arrijmë të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, do të sigurohet”.

“Jam i lumtur te Sevilla dhe synoj të qëndroj edhe sezonin e ardhshëm”, deklaroi ai për Radio Marca.

Deri me tani Suso ka bërë tetë paraqitje për klubin spanjoll në La Liga dhe Evropa Ligë duke shënuar një gol dhe bërë një asistim./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme