Manchester United është duke pas probleme mjaftë të mëdha me sulmuesin, Alexis Sanchez, pasi është duke u munduar ta shesë, por ky i fundit nuk pranon t’i zvogëlohet pagesa javore.
31-vjeçari është huazim te Inter Milan dhe dëshiron të mbetet aty, por gjiganti italian nuk do ta paguajë lojtarin 450 mijë euro në javë, vlerë të cilën e fiton te United, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht që në “San Siro” shënoi vetëm një gol, pastaj u lëndua për disa muaj, “Djajtë e Kuq” kanë vazhduar t’ia paguajnë tërë pagesën.
United i ka treguar Sanchez-it se nuk është në planet e Ole Gunnar Solskjaer kur të rikthehet në “Old Trafford”, por kiliani është i gatshëm të qëndrojë në stol ose të huazohet përsëri, vetëm që pagesa të mos i zvogëlohet.
Sanchez-it i kanë mbetur edhe dy vite kontratë me klubin anglez dhe asnjë skuadër nuk është e gatshëm të paguajë 450 mijë euro në javë për shërbimet e tij./arbresh.info.
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...