Real Madrid rikthen interesimin për Mauro Icardi-n

16:35 | 7 Prill 2020
Arbresh Info

Real Madrid është duke konsideruar mundësinë për të transferuar sulmuesin e Inter-it, Mauro Icardi nëse PSG vendos të mos e kompletojë transferimin.

27-vjeçari e ka dëshmuar vetën si sulmues mjaftë i rrezikshëm në Ligue 1 duke shënuar 20 gola në 31 paraqitje, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, PSG ende nuk është bindur nga argjentinasi, andaj më shumë mundësi nuk do e aktivizojë mundësinë e blerjes.

Sipas Mundo Deportivo, “Los Blancos” kishin interesim për lojtarin edhe në verë, por në fund transferuan Luka Jovic, i cili ka dështuar t’i impresionio të gjithë.

Problemi për skuadrën e Zinedine Zidane mbesin golat, pasi këtë sezon kanë arritur të shënojnë vetëm 49 gola në 27 ndeshje.

Pos Icardi-t, në listën e “Galaktikëve” janë edhe Erling Haaland dhe Timo Werner./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme