Google ADS

Kryetari i Ferizajt: Qytetari që vdiq nga COVID-19 ishte vozitës në Bondsteel

16:37 | 7 Prill 2020
Arbresh.info

Në Komunën e Ferizajt sot është shënuar viktima e parë e coronavirusit COVID-19.

Kryetari Agim Aliu për RTV Dukagjinin ka thënë se tashmë i ndjeri kur është paraqitur në spital nuk ka pasur shenja të coronavirusit por probleme me zemër dhe pulmonare.

“Sipas protokollit pasi ka ndërruar jetë i është bërë edhe testi i COVID-19, me ç’rast ka rezultuar pozitiv”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Aliu thotë se rasti në fjalë ka pasur kontakt me 7 persona nga personeli shëndetësorë dhe të njëjtit tashmë janë vet izoluar.

“2 mjekët dhe 5 motrat janë vet izoluar për shkak të kontaktit që kanë pasur me të ndjerin”.

Kryetari i Ferizajt thotë se nga kjo komunë sot pritet rezultati edhe për dy raste.

Aliu më tej ka dhënë informacione edhe për profilin e të ndjerit.

“Personi në fjalë pos qytetarëve ka pasur komunikime edhe me ushtarët në Kampin Bondsteel. Ai ka qenë vozitës në këtë kamp dhe sigurisht se ka pasur komunikime edhe me ushtarët e kampit ku ka punuar deri ditën e shtunë si vozitës”.

Kryetari i Ferizajt thotë se si komunë kanë bërë dezinfektime në masë shumë të madhe e që sipas tij kjo ka ndikuar që kjo komunë të mos jetë shumë e prekur nga coronavirusi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme