Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti vizitoi komunat e Gjilanit dhe të Dardanës. Ai, bashkë me Ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redzepi u pritën nga kryetarët respektiv të komunave, Lufti Haziri dhe Qëndron Kastrati.
Në Gjilan, Kryetari Haziri, fillimisht, e njoftoi Kryeministrin në detyrë për problemin me ujin e pijshëm në këtë komunë dhe formën se si po e trajtojnë këtë problematikë. Po ashtu, pashmangshëm, ai e njoftoi edhe për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga virusi Corona. Nga pesëmbëdhjetë raste të konfirmuara deri më tani, dy janë të shtruar në infektivë, kurse tri të tjera janë tashmë të shëruar.
Kryetari Kastrati, në Dardanë, shpalosi formën se si po i menaxhon kjo komunë rastet me virusin Corona. Fati i mirë në këtë fatkeqësi është që rasti i parë është lajmëruar shumë më vonë se në komunat e tjera, dhe se masat e duhura kanë hyrë në funksion menjëherë. Deri tani në këtë komunë i kemi dymbëdhjetë raste me virusin COVID-19.
Kryeminstri në detyrë, Albin Kurti, shprehu përkushtimin e Qeverisë ndaj këtyre dy komunave dhe gatishmërinë për bashkëpunim me to.
“Në këtë luftë jemi të gjithë bashkë. Virusi nuk na ndanë në komuna, etni e as moshë. Për këtë pandemi po mësohet çdo ditë. Ajo është sëmundje e re, prandaj edhe është sfidë për të gjithë botën. Sipas ekspertëve shëndetësorë parandalimi në këtë rast është gjithçka. Si Qeveri po marrim mbështetje edhe për respiratorë e masa të tjera mbështetëse, por kur ky virus të bëhet i dukshëm atëherë edhe mund të jemi vonë”, potencoi ai.
“Meqenëse qytetarët mund të fillojnë të mërziten nga vet izolimi, e kur koha po fillon të ngrohet, apeli për të qëndruar në shtëpi duhet të rritet. Jemi në javët vendimtare për luftimin e këtij virusi. Nuk duhet të relaksohemi, përkundrazi duhet ta rrisim vëmendjen. Ne veçanti, ju bëjmë thirrje qytetarëve që kur t’i frekuentojnë marketet, t’i pastrojnë duart pas përdorimit të shportave dhe karrocave, si dhe të kenë kujdes me të hollat metalike. Sipas studimeve të fundit, këto dyja janë shkaktarët e përhapjes së virusit në masë të madhe”, tha në fund ai./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...