Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, është deklaruar rreth përfshirjes së mediave në Pakon Emergjente Fiskale, të hartuar nga Qeveria e Kosovës për tu dalë në ndihmë bizneseve.
Rukiqi ka thënë se të gjithë ata që janë të dëmtuar, janë të futur në Pako duke përfshirë këtu edhe mediet, të cilat pritet të kenë humbje te të hyrat.
“Ne kemi kërkuar që skemat sociale të përfitojnë nga Pakoja Emergjente Fiskale, pasi që ka shumë kategori. Të gjithë ata që janë dëmtuar janë të futur në Pako e po ashtu edhe mediet, të cilat pritet të kenë humbje te të hyrat për shkak të rënies së të hyrave nga reklamat”, ka thënë Rukiqi në Radio Prishtina.
Sipas tij, tani pritet të ketë rënie të të hyrave në çdo sektor.
“Për shkak të rënies së fuqisë blerëse pritet të ketë rënie të të hyrave në çdo sektor, duke përfshirë edhe marketet. Kjo është për sa u përket pagave, por humbje do të ketë edhe për pagesat e qirave. Pakoja nuk e përjashton askënd”, ka thënë ndër të tjera Rukiqi.
Për sa i përket pjesës së pagesës, kryetari i OEK-ut theksoi se çdo institucion që është i regjistruar si biznes mund të përfitojë te ndihma për pjesën e pagave.
“Shumica e medieve janë të regjistruara si biznese private dhe kësisoj janë të përfshira në Pako për ndihmë. Pjesa e pagave nuk është përjashtuese dhe kushdo që është i dëmtuar do të përfitojë”, ka thënë Rukiqi.
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...