Lojtari do të mësojë se si duhet të gjuajë me një armë, si të jetë i përgatitur kundër gazit lotsjellës, do të hyjë në palestër për të testuar qëndrueshmërinë e tij fizike dhe do të marshojë për rreth 30 kilometra pa ndërprerë.

Anëtari i Tottenhamit po ashtu do të jetë pjesë edhe e mësimeve për armët nukleare, kimikatet e rrezikshme që përdoren në ushtri dhe disiplinën e një ushtaraku.

Son do të qëndronte për 21 muaj në shërbimin ushtarak, por pasi fitoi medaljen e artë me Korenë e Jugut në Lojërat Aziatike,ai do të qëndrojë vetëm katër javë. /Telegrafi/