Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas deklaratave të Kurtit se nuk kemi kohë për pingpong politik.
Behramaj ka thënë se Kurti mund të vazhdojë të sillet sa të dojë si batakçi i regjur apo të luajë pingpong politik, duke u munduar të dalë mbi Kushtetutën për ta uzurpuar pushtetin, por rendi ynë kushtetues nuk e lejon.
Ai ka thënë se Kurti më herët u mundua t’i uzurpojë kompetencat e Presidentit, kurse tash po mundohet t’i uzurpojë edhe kompetencat e Kuvendit.
“Më herët u munduan t’i uzurpojnë kompetencat e Presidentit. Tash po mundohen t’i uzurpojnë edhe kompetencat e Kuvendit. Institucioni kryesor politik në Republikën e Kosovës është Kuvendi, jo Qeveria. Kjo e fundit ishte munduar t’i uzurpojë kompetencat edhe për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme. Qeveria kishte refuzuar që Presidenti ta procedonte dhe Kuvendi ta shpallte atë, kurse kundërligjshëm të gjitha masat e Gjendjes së Jashtëzakonshme i instaluan, duke e shkelur edhe Kushtetutën.
Qeveria nuk mund t’ia imponojë Kuvendit shpërbërjen. Këtë nuk mund ta bëjë as Presidenti pa u konsumuar të gjitha procedurat kushtetuese, përfshirë edhe konsultimin dhe pajtueshmërinë e partive parlamentare.
Kështu që, Albin Kurti mund të vazhdojë të sillet sa të dojë si batakçi i regjur apo të luajë pingpong politik, duke u munduar të dalë mbi Kushtetutën për ta uzurpuar pushtetin, por rendi ynë kushtetues nuk e lejon!”, ka shkruar Behramaj.
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad