Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndau lajmin e mirë se një tjetër infermiere është shëruar nga koronavirusi në orët e fundit, duke e çuar në 22 numri e pjesëtarëve të stafit mjekësor që ja kanë dalë përballë kësaj pandemie.
Ministrja deklaroi se deri tani 131 qytetarë dhe pjesëtarë të stafit mjekësore e kanë mundur Covid-19.
“Çdo infermier, çdo mjek, çdo punonjës i sistemit shëndetësor është aset i çmuar për ne. Ndaj më gëzon fakti se edhe 1 infermiere është shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në ISHP. Shkon në 22 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga COVID-19. Deri tani 131 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur Covid-19”, shkruan ministrja në rrjetet sociale.
Prokuroria jep detaje lidhur me arrestimin e një serbi i dys...
Celibashi: 1.7 miliardë lekë duhen vetëm për votim elektroni...
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...