Ka shkuar në 165 numri i personave të prekur me koronavirus në vendin tonë.
Në mesin e këtyre personave të prekur janë edhe pesë zyrtar korrektues dhe një punonjëse shëndetësore e Qendrës së Paraburgimi në Mitrovicë.
Këtë për Telegrafin e ka bërë të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.
Thaçi ka thënë se që nga data 13 mars 2020, e deri më sot, nëpër institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit janë pranuar gjithsej 67 persona të rinj.
“Gjatë kësaj periudhe kohore, me koronavirus nuk është i prekur asnjë i burgosur, ndërsa të prekur janë 5 zyrtarë korrektues dhe 1 punonjës shëndetësor, të njëjtit janë punonjës të Qendrës së Paraburgimit Mitrovicë”, ka thënë Thaçi.
Ai ka shtuar se bazuar në planin operativ “Corona Virus” , me qellim të parandalimit të përhapjes së Covid19, çdo person i ri, i pranuar në institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit, fillimisht i nënshtrohet kontrollit mjekësor, pastaj fazës katërmbëdhjetë ditore të karantimit për të vazhduar me vendosjen e rregullt.
“Të gjithë të lartpërmendurit e prekur me koronavirus, aktualisht janë në vet karantinë”, ka thënë Thaçi.
Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 20 raste të reja me koronavirus. Me këto shifra, numri i të infektuarve në gjithë vendin shkon në 165. Deri tani, nga koronavirusi janë shëruar 24 persona dhe tre të tjerë kanë humbur jetën.
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...