Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici sot janë takuar në pikën kufitare në Merdare për të diskutuar rreth qarkullimit të mallrave mes dy vendeve në kohën e pandemisë.
Haskuka ka thënë se bizneset e dy vendeve mund të shkëmbejnë mallra lirshëm, shkruan arbresh.info.
“Patëm një takim lidhur me prodhimet që janë në Shqipëri dhe Kosova që të kemi shkëmbim për shkak të gjendjes së krijuar në nivel global. Njoftojmë të gjitha biznese në Kosovë për mallrat që janë në Shqipëri t’i marrin dhe anasjellës”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se nuk do të ketë problem me furnizim në asnjërin vend.
“Nuk do të ketë problem për furnizim me ushqim në asnjërin vend, ditë më parë kemi pas problem me miell por tash është stabilizuar dh ka rënë çmimi”, ka shtuar Haskuka.
Edhe kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici e quajti të rëndësishëm këtë takim.
“ Ishte një tryezë shumë e rëndësishme sepse biseduam për të gjitha problematikat që kemi. Është zgjidh problemi i dializës që është shumë shumë i rëndësishëm pastaj edhe për blegtorët”,ka thënë ai.
Gjici shtoi se janë në rrugën e duhur për shkëmbim tregtar.
“Problemi më i madh ka qenë të disa perime bio të prodhuara enkas për Italinë por tashmë që është mbyllur kufiri dhe kemi biseduar për shkëmbim të tyre me Kosovën. Jemi në rrugën e duhur për të funksionuar më së miri për të shkëmbyer mallra me njëri tjetrin” , ka përfunduar ai./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?