Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike shprehin shqetësimin, për siç thonë përmes një reagimi dërguar mediave, deklarimet e pakujdesshme, të papërgjegjshme dhe të pa argumentuara të një organizate jo-qeveritare lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike rreth Covid-19 në Kosovë.
Në reagim theksohet se në kohën kur Kosova ka, fatmirësisht, numrin më të vogël të rasteve të konfirmuara pozitive me Covid-19 dhe numër të vogël të vdekjeve krahasuar me shtetet e tjera të rajonit nga kjo sëmundje (edhe pse çdo vdekje është humbje e madhe për ne), dhe në kohën kur institucionet e shtetit punojnë 24/7 bashkë me profesionistët shëndetësor për të luftuar për shëndetin e secilit qytetar dhe kur masat e ndërmarra tashmë është konfirmuar se kanë dhënë rezultatet e para pozitive, deklarimet e papërgjegjshme të një OJQ-je, me sfond të panjohur, janë fyerje për secilin punëtor shëndetësor, për të gjithë zyrtarët të administratës shtetërore (qendrore e lokale) dhe të shërbimeve të tjera mbështetëse, të cilët duke ekspozuar veten dhe familjet e tyre para rrezikut, përmbushin me përgjegjësi dhe vetëmohim obligimet para qytetarëve.
“Rrjeti i OJQ-ve AVONET, në mungesë të informatave burimore, të cilat as që ka provuar t’i kërkojë në institucionet përgjegjëse, dezinformon rreth furnizimeve të bërë nga Ministria në Komuna dhje flet me jo-kompetencë edhe lidhur me testimet që kryhen për SARS-Cov-2 në Kosovë, pa e argumentuar me asgjë atë që e thotë me papërgjegjësi dhe pa i ofruar publikut asnjë argumentim lidhur me kriteret se si dhe kush duhet t’i nënshtrohet testimit”, thuhet në njoftim.
“MSh, IKSHPK, SHSKUK dhe institucionet e tjera i bëjnë thirrje kësaj organizate dhe të gjithë të tjerëve, që të bëhen pjesë e angazhimeve për të ndihmuar popullatën në përballimin e kësaj situate, të tregojnë më tepër respekt për punonjësit shëndetësor në angazhimet e tyre dhe më shumë solidaritet me të prekurit me Covid-19 në luftimin e sëmundjes. Gjithashtu, të mos e pengojnë punën e institucioneve. Mosdija dhe mungesa e informacionit, nuk do të thotë të transformohet në fyerje ndaj atyre që sot po luftojnë për shëndetin e popullatës”.
Ministria dhe IKSHPK kanë bërë sërish apel tek qytetarët që të rrinë në shtëpitë e tyre.
“Rrini në shpi! Ky është, me gjasë, kontributi i juaj i vetëm, që mund të jepni në këtë situatë! Dezinformimi dhe krijimi i panikut në situata të emergjencës së shëndetit publik, është akt i dënueshëm me ligjet në fuqi”, thuhet tutje në njoftim.
MSh i siguron qytetarët se do të jap maksimumin bashkë me institucionet e tjera në parandalimin e përhapjes së Covid-19 dhe në menaxhimin sa më korrekt të situatës epidemiologjike në vend!
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...