Princi Harry dhe Meghan Markle kanë zbuluar sipërmarrjen e tyre të re, një iniciativë jofitimprurëse që ata e kanë quajtur Archewell.
Çifti konfirmoi lajmin për Telegraph, duke shtuar se ata ende nuk do të fillonjnë me Archewell për shkak të pandemisë së vazhdueshme të coronavirusit.
“Ashtu si ju, përqendrimi ynë është në mbështetjen e përpjekjeve për të trajtuar pandeminë globale Covid-19, por të përballur me këtë informacion që del në dritë, ne ndiheshim të detyruar të ndajmë historinë se si ndodhi kjo”, ka thënë dyshja në një deklaratë.
“Para Sussex Royal, erdhi ideja e ‘Arche’- fjalës greke që do të thotë ‘burim i veprimit’”.
“Ne u lidhëm me këtë koncept për organizatën bamirëse, që shpresuam të ndërtojmë një ditë, dhe ajo u bë frymëzimi për emrin e djalit tonë. Për të bërë diçka me kuptim, për të bërë diçka që ka rëndësi. Archewell është një emër që ndërthur një fjalë të lashtë për forcë dhe veprim. Ne mezi presim ta lansojmë Archewell kur koha të jetë e duhur”, vazhdon më tej çifti.
Në mars, Harry dhe Meghan depozituan dokumente në Amerikë të markës tregtare Archewell.
Kërkesat për markë tregtare janë të gjera, por besohet se kjo është për të mbrojtur çdo ide të mundshme, dhe nuk tregojnë domosdoshmërisht plane specifike për sipërmarrjen e re.
Konfirmimi i fondacionit të tyre të ri vjen pasi Meghan dhe Harry mbyllën llogarinë e tyre në Instagram.
“Ndërsa ne të gjithë e gjejmë pjesën që duam të luajmë në këtë ndryshim global dhe ndryshimin e zakoneve, ne po përqëndrohemi në këtë kapitull të ri për të kuptuar se si mund të kontribuojmë më mirë. Ndërsa mund të mos na shihni këtu, puna vazhdon”, u shpreh çifti në postimin e tyre të fundit të publikuar më 30 mars. /Telegrafi/
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...