Anëtarja e Bordit kombëtar për luftën kundër koronavirusit në Iran, Minu Mahrez ka mbrojtur idenë e saj se autoritetet kineze nuk kanë dhënë informacione dhe shifra të drejta lidhur me (COVID-19), shkruan Anadolu Agency.
Duke folur për agjencinë punëtore iraniane të lajmeve, Mahrez ka mbështetur deklaratën se “Kina bëri një shaka të hidhur ndaj botës” të bërë nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour.
“Nuk mund të priten statistika dhe të dhëna të sakta nga Kina. (Kinezët) kanë tërhequr shumë artikuj. Shumica e shifrave dhe informacioneve që ata dhanë nuk ishin të sakta. Fataliteti dhe infektimi me COVID-19, tregoi se kjo sëmundje ishte përtej deklaratave të qeverisë kineze”, tha Mahrez.
Ajo tha se edhe informacioni në lidhje me shfaqjen e COVID-19 vetëm në qytetin Wuhan të Kinës duhet të vihet në dyshim. “Ne nuk e dimë nëse kjo sëmundje ka përfunduar apo jo në Kinë. Duke pasur parasysh historinë e studimeve të tyre shkencore, nuk mund të ketë siguri as në shifrat që ata kanë dhënë. Përhapja e sëmundjes është më e frikshme se informacioni i dhënë nga Kina”, tha Mahrez.
Në një deklaratë dje, Jahanpour duke kritikuar deklaratat e qeverisë kineze lidhur me shifrat për koronavirusin e ri (COVID-19) tha se “Kina i bëri një shaka të hidhur botës lidhur me shifrat dhe statistikat që ka njoftuar për të sëmurët dhe të vdekurit nga koronavirusi. Vendet e prekura me këtë sëmundje menduan se sëmundja ishte më e lehtë se gripi”, tha Mahrez.
COVID-19 që u shfaq për herë të parë në Kinë dhe me pas u përhap në mbarë botën për herë të parë në Iran u regjistrua në qytetin Qom më 19 shkurt dhe më pas u përhap në të gjithë vendin.
Që nga sot në Iran numri i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në 3.739 ndërsa numri i rasteve në 60.500.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...