51-vjeçari e kishte nofkën ‘Il Capitano’, derisa kishte luajtur futboll për 26 vite dhe atë vetëm për Milanin.
Maldini ka zhvilluar 902 ndeshje, 126 për kombëtaren e Italisë, ka fituar 26 trofe në 25 sezone të luajtura.
Italiani është në mesin e 18 lojtarëve që kanë arritur të bëjnë mbi një mijë paraqitje, derisa ka fituar pesë Liga të Kampionëve, shtatë Serie A, një Kupë të Italisë, pesë Superkupa të Italisë, pesë Kupa Evropiane dhe dy trofe internacional të FIFA-s për klube.
Në vitin 2007, Maldini u bë lojtari më i vjet me 37 vite që ngritë trofeun e Ligës së Kampionëve me Milanin.
Italiani ishte shndërruar në makth për sulmuesit në mbarë botën derisa me Franco Baresin kishin shkuar në 58 ndeshje pa humbje nga viti 1991 deri më 1992.
Dyshja kanë luajtur së bashku në 196 ndeshje, duke pranuar vetëm 23 gola, që i bije 8.5 gola për ndeshje. /Telegrafi/