Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “How to be lonely”.
Kënga është pritur mirë nga fansat dhe klipi i saj artistik është komentuar shumë në rrjetet sociale, shkruan portali arbresh.info
Bukuroshja shqiptare së fundi ka përkrahur iniciativën “Një Kafe Si Flutur” që ka për qëllim mbledhjen e fondeve për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19.
Rita përmes një video dëgjohet teksa në gjuhën shqipe kërkon që të mos dilni nga shtëpia dhe të ndihmoni këtë nismë.
“Mos dil jashtë për një kafe, rri në shtëpi, ju dua”, shprehet ndër tjera Rita.
Rita gjithashtu sa ka qëndruar e mbyllur këto ditë, ka realizuar edhe një fushatë sensibilizuese të quajtur “Stop the spread” që parasheh nxjerrjen në treg të bluzace online , me mesazhe motivuese për situatën e vështirë të krijjuar nga COVID-19. / arbresh.info/
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...