Pendarovski: Me anëtarësimin në NATO kemi kufij të garantuar, por edhe përballje më efikase me coronavirusin

09:14 | 7 Prill 2020
Arbresh.info

Anëtarësimi ynë në NATO është një nga tre momentet më të rëndësishme në historinë më të re, nga pavarësia jonë deri më sot. NATO është parakusht për zhvillim. Nëse keni kufij të garantuar, siguri dhe integritet territorial, mund të përparoni në çdo fushë tjetër sepse i keni të gjitha parakushtet tjera. Në kushte të pandemisë, NATO po bën çmos për të parandaluar që kjo krizë shëndetësore të përshkallëzohet në krizë sigurie, duke ndjekur të gjitha rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Këtë e deklaroi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në një video-fjalim të regjistruar më parë të transmetuar sot në onlajn-debatin me temë “Kërcënimet globale, rreziqet, sfidat, mundësitë dhe anëtarësimi në NATO”, të organizuar nga Fakulteti për Siguri në Shkup dhe Qendra amerikane për arsim me rastin e 4 Prillit – Ditës së NATO-s dhe anëtarësimin e plotfuqishëm të Maqedonisë së Veriut në Aleancë

Duke folur për atë se si NATO i përgjigjet pandemisë me Kovid-19, kreu i shtetit përkujtoi se disa ditë më parë për herë të parë në historinë e Aleancës u mbajt një video konferencë për sigurinë dhe se për këtë muaj është caktuar një takim i jashtëzakonshëm i ministrave të mbrojtjes të vendeve-anëtare, ndërsa fokusi kryesor do të jetë përballja me coronavirusin dhe përshtatjen në përpjekjet e përbashkëta të vendeve të caktuara.

Ai përkujtoi se NATO në vitet e kaluara dhe para pandemisë, ka trajnuar mbi 500 të punësuar tanë në institucionet që tani janë në dispozicion dhe që punojnë, duke theksuar se QMK është një nga institucionet që ka një përfitim të drejtpërdrejtë. Pendarovski konsideron se Maqedonia e Veriut merr mbështetje të jashtëzakonshme informative nga NATO në pjesën e, siç tha ai, depërtimin e të vërtetës deri te përdoruesit e fundit dhe me këtë i hedh poshtë lajmet e rreme që kanë për qëllim të minojë besimin e qytetarët tanë në institucionet dhe sistemin.

 

Të ngjashme