Lady Gaga ka ndihmuar në mbledhjen e shumë parave për lehtësimin e koronavirusit .
Gjatë një konferencë për media me Organizatën Botërore të Shëndetit të hënën 34-vjeçar njoftoi se ajo dhe Global Citizen kanë mbledhur 35 milionë dollarë për përpjekje ndihme gjatë kësaj pandemie globale në të gjithë botën.
Është njoftuar gjithashtu se Global Citizen dhe Organizata Botërore e Shëndetit do të bashkohen me One World: Together at Home , i cili do të mbledhë para përmes Fondit të Përgjigjes së Solidaritetit COVID-19 për të mbështetur organizatat bamirëse lokale dhe rajonale që ofrojnë ushqim , strehim dhe kujdes shëndetësor për ata që kanë nevojë në mes të krizës së vazhdueshme shëndetësore.
“Ne duam të nxjerrim në pah peshën e kësaj lëvizje kulturore historike, të pashembullt … dhe ne duam të inkurajojmë fuqinë e shpirtit njerëzor,” tha Gaga gjatë konferencës.
Ndryshe, edhe shumë emra të tjera të famshëm kanë ndihmuar në luftën kundër COVID-19 duke dhuruar shuma të mëdha parash.
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...