Google ADS

Shpresa që vjen nga qielli, çfarë duhet të shikoni patjetër më 8 prill?

07:54 | 7 Prill 2020
Arbresh.info

Në datën 8 prill, Hëna do të jetë e plotë dhe emërtohet Hëna Rozë.

Në të vërtetë, ngjyra e Hënës, e cila do të shkëlqejë më shumë sesa zakonisht duke qenë e plotë, nuk do të ndryshojë, por emërtimi i saj vjen nga fiset e inidanëve të Amerikës, që u vinin emra hënëve të plota gjatë vitit si një mënyrë për të matur kohën.

Kështu, edhe pse hëna e plotë e prillit emërtohet Hëna Rozë, mos prisni që të duket rozë!

Ajo emërtohet kështu për shkak të disa luleve rozë që lulëzojnë në fillim të pranverës në Amerikën Veriore, por ajo quhet dhe Hëna e Shpërthimit të Barit, Hëna Vezë dhe Hëna Peshk në pjesë të ndryshme të planetit.

“Hëna Rozë” i referohet një myshku, ose luleje të egër, që çel në këtë kohë të vitit. Amerikanët e parë e kanë përdorur emrin, ndër të tjera, për të treguar ndryshimet sezonale. Për shembull, “Fish Moon” shënon periudhën kur peshku noton në rrjedhën e sipërme për të hedhur vezët.

Hëna Rozë megjithatë ka një rëndësi të veçantë, sepse përkon me festa të ndryshme.

Pashkët festohen të dielën e parë pas hënës së plotë, e cila ndjek ekuinoksin e pranverës.

Popullsitë Hindu festojnë lindjen e Hanuman-t në Indi në një festival të quajtur Hanuman Jayanti.

Hëna e plotë e prillit gjithashtu shënon fillimin e ditëve kur hebrenjtë kujtojnë çlirimin nga Zoti në Egjipt.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme