Google ADS

Thaçi: Kurti një shkelës i rëndë i Kushtetutës

00:44 | 7 Prill 2020
Trina Galanxhi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për krizën politike në Kosovë, përmes një interviste në Top Channel.

Sipas Thaçit, Kurti është një shkelës i rëndë i Kushtetutës, kjo e vërtetuar edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Unë kam kërkuar të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Edhe në takim të Komiteit të Sigurisë Kombëtare të gjithë ishin pro, ndërsa Kurti kishte një komoditet duke thënë se situata është normale dhe nuk ka nevojë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme”, tha Thaçi.

“Unë jam në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Ora policore e shpallur nga qeveria i takon si vendim ta marrë Kuvendi dhe jo vetëm qeveria. Kurti është një kryeministër i shkarkuar. Kurti është një shkelës i rëndë i Kushtetutës, gjë që e verfikoi edhe Gjykata Kushtetuese”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme