Nga dita e sotme do të mbyllen të gjitha dyqanet edhe barnatoret.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se janë të shqetësuar pas konfirmimit edhe të 17 rasteve të reja me Koronavirus në këtë komunë.
“Kërkojmë që qytetarët të izolohen këto ditë. Ky është apeli im ndaj qytetarëve të Malishevës. Bukë e krip për 2-3 javë që ta ruajmë jetën tonë. Nuk kemi frikë dhe jam i bindur Zoti jep jetë dhe merr jetë, jemi besimtarë dhe do ta kalojmë këtë situatë. Mbyllemi për pak ditë që ta kalojmë këtë të keqe”, ka thënë Begaj.
“Nuk e dimë burimin, por besoj se qytetarët dhe Instituti i Shëndetit Publik do të na e tregojnë Po e hulumtojmë se prej nga është burimi. Që nga nesër kërkojmë që të gjitha lokalet të mbyllen – edhe barnatoret – përveç dyqanet ushqimore”.
“Është vështirë të hulumtohen të gjitha kontaktet. Nuk po kërkoj fajtor sepse kjo e ka përfshirë të gjithë botën”.
Begaj ka thënë se deri tash 900 familjeve u kanë shpërndarë ushqim dhe që kanë ende rezerva.
“Kemi rezerva dhe garantoj qytetarët se për ushqim nuk do t’i lëmë keq”.
“Kjo që na ka ndodhur tregon se nuk kemi qenë të kujdesshëm”, ka shtuar ai derisa numri i të prekurve në komunën që drejton ka shkuar në 61.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...