Barcelona është një ndër klubet që janë të interesuar për mbrojtësin e Milan-it, Theo Hernandez.
Ka raportime se ish-lojtari i Real Madrid-it dhe Atletico Madrid-it mund të largohet në verë, pasi një sezoni impresionues me “Rosonerët”, transmeton portali arbresh.info.
Vlera e spanjollit është rritur në 40 milionë euro, pra është dyfishuar në krahasim me vlerën që pagoi gjiganti italian për ta blerë nga Real-i verën e kaluar.
Sipas Marca, Juventus, PSG, Manchester United dhe Manchester City janë klubet më të interesuara për Hernandez, që këtë sezon ka shënuar gjashtë gola në 25 ndeshje.
Barcelona mendon ta transferojë Hernandez, ngase e sheh si lojtari i duhur që mund të garojë me Jordi Alaba-n për formacionin e parë./arbresh.info.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...