“Një engjëll po e lexon mesazhin tim tani”, Blero urim të veçantë për nënën në ditën e lindjes

23:21 | 6 Prill 2020
Trina Galanxhi

Këngëtari i njohur kosovar, Blero Muharremi ka zgjedhur t’i dedikojë mamasë së tij fjalët më të ndjera në ditën e saj të lindjes.

“Mami nuk e di engjujt se ku jetojnë, por diçka është e sigurt që 1 engjëll po e lexon mesazhin tim tani. Uroj që të jesh mirë mam. Urime ditëlindja dashuria ime”, ka shkruar Blero krah postimit ku shfaqen së bashku me mamanë e tij përqafuar.

Këngëtari nuk ka hezituar asnjëherë t’i shprehë dashurinë publikisht njerëzve të tij më të rëndësishëm, si bashkëshortes, vajzës dhe mamasë./bw/

https://www.instagram.com/p/B-pQc_eJwJq/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme