RB Leipzig ia ka ofruar Real Madrid-it shansin për ta transferuar yllin e skuadrës, Timo Werner.
Gjermani ka qenë në formë të mrekullueshme këtë sezon duke shënuar plotë 25 gola dhe kontribuar me 12 asistime në të gjitha garat, transmeton portali arbresh.info.
Në kohën e fundit, Werner ishte i lidhur me kalimin në Premierë Ligë sepse ka pranuar se admiron punën që ka bërë trajneri, Jurgen Klopp në “Anfield”.
Mirëpo, raportimet e Marca thonë se “Mbretërve” i është ofruar shansi e parë për ta transferuar qendërsulmuesin.
Trajneri i Real-it, Zinedine Zidane planifikon të bëjë disa transferime në verë, por ylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland dhe sulmuesi i Inter, Lautaro Martinez janë objektivat kryesor./arbresh.info.
Joselu për Topin e Artë: Unë do t’ia jepja Carvajalit
Qeveria e Kosovës miraton pagesën për 22 specializantë nga L...
Hoti: S’ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë...
Kasanof takohet me Vuçiqin në Beograd
Miratohet Projektligji për Shërbimet e Pagesave me zonën SEP...
Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin për Lëndët Plasëse