Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas vizitës së kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, në Zveqan ku u takua me shumë qytetarë. Zveqani është një prej komunave të karantinuara.
“Shembull i keq sesi shkelen me dy këmbë apo thënë me dy duar rekomandimet e IKSHP-së është vizita e Kadri Veselit në Zveqan. Vetë i 20 me bashkëpartiakë, i mbledh dhjetëra banorë të veriut dhe me secilin duarshtrëngim. Herë me dorëza herë pa. Ka edhe përqafime politike.”, ka shkruar ai në Facebook./arbresh.info
Reagimi i tij i plotë:
Shembull i keq sesi shkelen me dy këmbë apo thënë me dy duar rekomandimet e IKSHP-së është vizita e Kadri Veselit në Zveqan. Vetë i 20 me bashkëpartiakë, i mbledh dhjetëra banorë të veriut dhe me secilin duarshtrëngim. Herë me dorëza herë pa. Ka edhe përqafime politike. Fushata politike në kohë karantine kur rekomandimet e ekspertëve janë për evitim nga kontakti social e tubimet paraqet shkelje flagrante të masave antiepidemike por edhe rrezikim i shëndetit të qytetarëve. #rriNshpi vlen edhe për ty Kadri.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë