Google ADS

Gjiganti spanjoll pas David Silva-s

20:50 | 6 Prill 2020
Arbresh Info

Real Betis është duke provuar të transferojë mesfushorin ofansiv të Manchester City-t, Davil Silva.

Silva në verë do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me “Qytetarët”, ndërsa mbetet i lidhur me kalimin në MLS te Inter Miami, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Daily Star, Real Betis ka përgatitur kontratë dyvjeçare për Silva-n dhe do hap negociatat sapo të kalojë pandemia e koronavirusit.

Silva ka bërë plotë 423 paraqitje për City-n duke shënuar 73 gola dhe kontribuar me 134 asistime duke fituar katër tituj të Premierë Ligë-s.

Silva edhe më herët ka qenë në La Liga te Valencia, andaj përshtatja do jetë e lehtë, por nuk dihet nëse do e pranojë këtë mundësi shkaku i besnikërisë së klubit të vjetër./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme