Google ADS

Veseli- banorëve shqiptarë në Leposaviq e Zveçan: Unë ju kisha lut me qëndru, do ju ndihmojmë  në çdo aspekt

19:50 | 6 Prill 2020
L G

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, i ka vizituar banorëte shqiptarë të komunave në veri të Kosovës,  për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre, pas provokimeve të Serbisë me orë policore e karantinim dhe konfuzionit që u ka shkaktuar më pas Qeveria e Kosovës.

Vizita e Veselit në  këto fshatra, u bë me kërkesë të banorëve shqiptarë të komunave në veri të Kosovës.

Kreu i PDK-së  për disa orë vizitoi fshatin Bistricë ku ka takuar banorët e fshatrave Cerajë, Bistrisë dhe Kushtovë të Komunhës së Leposaviçit, ku më pas qëndroi edhe në komunën e Zveçanit ku takoi banorët shqiptarë në Boletin.

Banorët e kësaj zone në veri të vendit shprehën shqetësime se Qeveria e Kosovës i ka lënë në harresë dhe në mëshirën e zyrtarëve serbë që po marrin urdhra direkt nga Beogradi.

Banorët duke ia adresuar problemet e tyre kreut të PDK-së, thanë se shërbimet shëndetësore i kryejnë në jug të Mitrovicës , ndërsa u ankuan se si pasoj e izolimit që u është bërë këtyre fshatrave, për shkak të mbrojtjes nga COVID-19, po u vështirësohet jeta.

“Na e kanë qit një farë kufizimi që nuk është i nevojshëm. Pavarësisht që  izolohet një komunë a një fshat, rruga magjistrale duhet me kanë e lëvizshme. Sepse ne banorët e tri fshatrave në komunën e Leposavizit, si furnizimin me ushqim, dhe shëndetin mjekësor e kryejmë në jug të Mitrrovicës”, u shpreh njëri nga banorët.

“Kryetari i komunës së Leposaviqit dhe komuna nuk merret fare me ne”, shtoi ai.

Një banorë i moshuar u shpreh se ndjehet i harruar nga qeveria e Kosovës.

“Mos me na harru qeveria e Kosovës, ne jemi kosovarë e jo të Serbisë”, tha ai.

Në anën tjetër, Veseli tha se këto fshatra janë pjesë e Kosovës dhe se banorët nuk kanë nevojë të respektojnë vendimet e Serbisë për karantinim.

“Arsyeja edhe pse kam ardh në këto momente të cilat nuk janë shumë të lehta, e di që keni shqetësim, ka pak edhe frike, edhe këto vendime të cilat e kanë konfuzion shumë qytetarin tonë, këto komuna të cilat janë me shumicë serbe por në Republikën e Kosovës. Ju e dini, si gjithmonë kjo është Kosovë, s’keni nevojë me pyet asnjëherë asnjë vendim të Serbisë. Na e ka pshtjell pak edhe qeveria jonë, për faktin se vendimet duhet mi marrë na e jo qeveria e Serbisë, përfshi edhe karantinimin, por edhe ballafaqimin me çdo pandemi, por edhe situatën emergjente të cilën e ka”, u shpreh Veseli para banorëve.

Ai u bëri thirrje banorëve të këtyre fshatrave të mos largohen, pasi do t’a kenë përkrahjen e institucioneve të Kosovës.

“Unë ju kisha lut me qëndru, kena me ju ndihmua në çdo aspekt, qysh jemi na edhe ju. Sa te mundemi me kalu bashkërisht”, u shpreh Veseli./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme