Google ADS

Real Madrid provon ta rikthejë Ronaldo-n, ja sa para duhet të paguajë

18:59 | 6 Prill 2020
Arbresh Info

Real Madrid mund të bëjë befasinë dhe ta rikthejë në skuadër yllin e Juventus-it, Cristiano Ronaldo.

Portugezi është në sezonin e dytë të “Zonja e Vjetër” pasi u transferua në vitin 2018, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Corriere Dello Sport, “Los Blancos” do provojnë të bëjnë ndonjë ofertë për Ronaldo-n dhe duke bërë financat e gjigantit italian, marrëveshja lehtësisht mund të arrihet.

Nëse “Galaktikët” paguajnë 50 milionë euro për 35-vjeçarin dhe paguajnë 31 milionë euro për rrogën e lojtarit, atëherë “Bianconerët” do ta lejojnë të largohet.

Më herët ka pasur raportime të shumta sidomos nga miku i ngushtë i portugezit, Edu Aguirre që ka thënë se Ronaldo-s i mungon Madridi.

Mbetet të shihet gjatë verës nëse ndodh befasia dhe pesë herë fituesi i Topit të Artë të rikthehet në “Santiago Bernabeu”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme