Presidenti i Republikës së Kosovës ka bërë kallëzim penal ndaj kreut të Mitrovicës jugore, Agim Bahtirit, me pretendimin se e ka frikësuar opinionin publik dhe e ka bërë të ndjehet të kërcënuar familjen e tij, ka reaguar Bahtiri, i cili është shprehur i befasuar nga veprimi i Thaçit.
Ai ka thënë se priste që Thaçi të bënte kallxim penal ndaj ndaj Dick Martyt.
“Jam i befasuar me veprimin e bërë presidenti Thaçi, pasi që unë kam prit se ai do t’i bënte kallëzim penal Dick Martyt, e jo mua. Unë asnjëherë në jetën time nuk kam kërcënuar askënd personalisht, e aq më pak familjen e askujt. Unë jam i gatshëm 24 orë në ditë që t’i jepi sqarime organeve të drejtësisë, pavarësisht se një herë veçse kam dhënë deklaratë. Megjithatë, kushdo që dëshiron informacione shtesë për këtë çështje mundet ta kontaktoj avokatin tim, Tomë Gashi”, ka shkruar Bahtiri.
Çështjen e kallëzimit penal ndaj Dick Martyt Agim Bahtiri e ka përmendur duke u ndërlidhur me një deklarim të Hashim Thaçit, i cili ishte zotuar se do ta padiste atë për shkak të publikimit të raportit ku e lidhte UÇK-në me disa krime të pretenduara.
“Dick Marty duhet të gjejë avokatë të mirë – nëse mundet t’i gjejë ndonjë që ta mbrojnë atë – sepse në asnjë mënyrë ai nuk mundet t’i ikë drejtësisë për shpifjet e tij,” deklaronte Thaçi për Reuters duke paralajmëruar padinë në vitin 2010.
Regaimi i plotë:
Jam i befasuar me veprimin e bërë presidenti Thaçi, pasi që unë kam prit se ai do t’i bënte kallëzim penal Dick Martyt, e jo mua. Unë asnjëherë në jetën time nuk kam kërcënuar askënd personalisht, e aq më pak familjen e askujt. Unë jam i gatshëm 24 orë në ditë që t’i jepi sqarime organeve të drejtësisë, pavarësisht se një herë veçse kam dhënë deklaratë. Megjithatë, kushdo që dëshiron informacione shtesë për këtë çështje mundet ta kontaktoj avokatin tim, Tomë Gashi.
Pavarësisht kësaj, unë po vazhdoj angazhimin e tim të pandërprerë për t’ju qendruar pranë qytetarëve të Mitrovicës në këtë kohë të vështirë që po kalon bota me pandeminë e koronavirusit COVID-19. Gjithë angazhimi im do të jetë i fokusuar në lehtësimin e jetesës së qytetarëve, ndërsa atyre që merren me ndryshim të kontekstit të deklaratave të mia, ju them që është më mirë që këtë energji negative ta shndërroni në energji pozitive për Kosovën.AB/arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...