Google ADS

Sveçla prit në takim përfaqësuesit e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes

18:08 | 6 Prill 2020
L G

U.d ministri i MPBAP-së Xhelal Sveçla priti në takim përfaqësuesit e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes

U.d i ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim kryetaren e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Republikës së Kosovës,  Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe koordinatorin e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes  Nur Çeku.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë për periudhën e pandemisë me Covid-19, me të cilin po ballafaqohet vendi ynë.  Me këtë rast  ministri Sveçla i informoi për të gjitha veprimet që ka ndërmarrë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike brenda përgjegjësive të saj.

Ministri Sveçla e njoftoi për funksionet e Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, pas aktivizimit të Planit të Reagimit Kombëtar, ku të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit janë duke punuar bashkarisht për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve që vijnë nga terreni.

Kryetarja e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Kollçaku vlerësoi punën që ka bërë MPBAP në menaxhimin e kësaj situate, duke ofruar mbështetjen e komisionit, për çfarëdo nevoje në funksion të menaxhimit të situatës. Ajo po ashtu ka kërkuar nga ministri një raport të hollësishëm për menaxhimin e përgjithshëm të kësaj situate dhe të sigurisë në përgjithësi.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme