Liverpool i është premtuar se do iu jepet titulli i Premierë Ligës këtë sezon.
Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin beson se është e drejtë që “Reds” ta fitojnë titullin, trofe që nuk e kanë fituar në më shumë se 30 vite, transmeton portali arbresh.info.
Liverpool momentalisht janë 25 pikë mbi pozitën e dytë që e mban Manchester City dhe ka nevojë vetëm për dy fitore që ta sigurojë trofeun e Premierë Ligës.
Ceferin për EkipaSN tha se nuk ka ndonjë mënyrë që Liverpool të jetë pa titull.
“Nuk shoh ndonjë mënyrë që Liverpool do jetë pa trofeun e titullit”.
“Nëse Premierë Liga vazhdon, Liverpool është afër për ta fituar titullin. Nëse ekziston mundësia që mos të vazhdojë, duhet të gjëjmë mënyrën për të deklaruar rezultatet finale dhe të deklarojmë kampionin”.
“Nuk shoh ndonjë mundësi që kampioni të mos jetë Liverpool. E di që fansat do jenë të zhgënjyer se do zhvillohet në stadium pa tifozë ose në zyrë të ligës, por besoj se do e marrin titullin në një mënyrë ose tjetrën”, deklaroi ai.
Pritet të shihet në javët e ardhshme vendimi final i UEFA mbi kampionatin anglez./arbresh.info.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...