Ministri francez i financave, Bruno Le Maire, tha se vendi i tij ka gjasë ta përjetojë rënien më të madhe ekonomike që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, duke e lënë shumë prapa krizën ekonomike të vitit 2008.
Këto komente ai i bëri gjatë një komunikimi me video-lidhje me senatin francez. Ministri tha se ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës pritet të tkurret më shumë se në vitin 2009 pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi.
“Kjo e dëshmon shkallën e shokut ekonomik me të cilin po përballemi”, tha ai, shkruan “Reuters”.
Qeveria franceze muajin e kaluar parashikoi rënie ekonomike prej 1 për qind gjatë këtij viti pas rishikimit emergjent të buxhetit. Megjithatë, prej asaj kohe janë dhënë shenja se kjo shkallë mund të rivlerësohet.
Ekonomia franceze tash për tash është duke funksionuar në vetëm dy të tretat e nivelit normal, ndërsa rreth 5 milionë punëtorë francezë janë dërguar në pushim.
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit