Google ADS

Lul Raka: Nuk duhet të shkojmë të pimë kafe menjëherë pas izolimit

12:43 | 6 Prill 2020
Arbresh.info

Mikrobiologu Lul Raka, ka thënë se sipas përvojës së vendeve të tjera, pritet të coronavirus të ketë cikël kryesor diku rreth tetë javë.

Mirëpo, sipas tij, as pas kësaj kohe, njerëzit nuk duhet të dalin menjëherë nëpër kafene, pasi thotë se rënia do të jetë graduale.

“Duke u bazuar në përvojën e shteteve të tjera, cikli bazik kryesor shkon diku në tetë javë, afër dy muaj. Mandej edhe ulja e rasteve, zvogëlimi i rasteve shkon në mënrë më graduale. Gjithsesi ne duhet të kemi parasysh që nuk duhet të shkojmë prej izolimit drejt në kafe, nuk duhet të pimë kafe menjëherë. Dmth këto lirime në pjesën përfundimtare të epidemisë, do të jenë graduale”, ka thënë Raka.

Ndërkaq, Raka ka ripotencuar se respiratorët vazhdojnë të jenë problem. Sipas tij, as 100 respiratorë nuk janë në dispozicion për të trajtuar të prekurit me COVID 19.

“Kapaciteti ynë dihet, është diku më pak se 100 respiratorë në sektorin publik. Një pjesë e këtyrë respiratorëve madje, janë në shfrtyëzim nga kujdesi intensiv. Në kujdesin intensive nuk mund t’i prekim pasi aty ka njerëz që pësojnë aksidente dhe kanë sëmundje të tjera që kanë nevojë për kujdes intensiv. Ajo është pjesë vitale. Dmth, një pjesë e respiratorëve vec janë të zënë. Kjo lakore, ngritja e lehtë, mundëson luksin për të pritur donacion sepse në qoftë se nuk ka shumë raste, të jep rast për furnizim. Dhe ne e shohim se në këtë krejt botën është problem furnizimi”, thotë Raka, shkruan Reporteri.net.

Ndryshe, Kosova sot regjistroi edhe dy vdekje nga coronavirus, duke cuar numrin në 3. Që të dy kishin sëmundje të tjera. Gjatë ditës së djeshme numri i të infektuarve ka arritur në 145, nga ta 23 persona janë shëruar. Ekspertët po njoftojnë se java që kemi hyrë është vendimtare për COVID 19, andaj kanë bërë thirrje që të respektohen masat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme