Ekskluzive nga burime internacionale: Shefi i BIA-së serbe, Bratislav Gashiq, i infektuar me koronavirus

12:05 | 6 Prill 2020
arbresh.info

Dyshohet se shefi i BIA-së serbe, Bratislav Gashiq, është i infektuar me virusin korona.

Burime internacionale i kanë bërë të ditur portalit arbresh.info që nga java e kaluar, derisa shtojnë se rasti po mbahet sekret.

Tashmë edhe një pjesëtar i ushtrisë serbe e ka deklaruar një gjë të tillë.

“Sipas informacioneve, shefi i BIA-së, Bratislav Gasic, është i infektuar me Covid-19. Rasti po mbahet sekret. Pse? Është mëkat të jesh i sëmurë!”

Kështu është shprehur ky pjesëtar i ushtrisë serbe, derisa ende nuk është konfirmuar informacioni nga autoritetet zyrtare në Serbi.

Gashiq është një politikan serb. Ai shërben si kreu i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë (BIA) nga 23 maj 2017. Ai gjithashtu shërbeu si Ministër i Mbrojtjes së Serbisë nga 2014 deri në 2016.

Ai është i martuar dhe ka tre djem. Ai flet anglisht dhe greqisht. Nofka e tij është Bata Santos, që i është dhënë për shkak të biznesit të kafesë.

Ai është me prejardhje shqiptare që i takon besimit ortodoks, shkruan arbresh.info.

Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Krushevac dhe Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Nishit. Në vitet 1877-1878 nga mbiemri Gashi, në kohën e serbizimit të emrave të familjeve e vendbanimeve shqiptare, familja e tij mori mbiemrin Gashiq. Tashmë familja e tij deklarohen si serbë ortodoks./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme