Bujar Marevci që u shërua nga koronavirusi, në një intervistë dhënë për arbresh.info, ka shpjeguar se si e përjetoi kohën kur ishte i prekur nga ky virus vdekjeprurës.
Bujar Marevci, me prejardhje nga Kosova që jeton në Francë, është një nga të shëruarit nga pandemia COVID-19, apo siç njihet ndryshe koronavirus.
Ai në një intervistë të dhënë për arbresh.info, tregon vështirësitë që i përjetoi gjatë kësaj periudhe.
“Së pari kisha simptome si temperaturë të lartë deri në 40 gradë, ethe dhe lodhje. Dyshova që jam i prekur dhe nuk shkova fare në spital, por e thirra mjekun familjar në shtëpi. Pasi që ai e konstatoi se jam i prekur me virus, nuk dola askund por vetëm qëndrova n’shtëpi për dy javë të tëra”, thotë Marevci.
Marevci, tregon dallimin e COVID-19, nga gripi i zakonshëm.
“Ndryshe nga gripi i zakonshëm, korona është shumë më i vështirë. Vazhdimisht ke temperaturë të lartë, ndjehesh i lodhur, ke ethe, nuk ke fuqi as të zgjohesh nga shtrati, e ke vështirë të marrësh frymë. Kështu e përjetova unë”, shprehet ai.
Ai, tregon se çka përjetoi gjë ditëve të izolimit.
“Nuk kam qenë në gjendje të rëndë sa që të shtrihem në spital. Vetëm qëndrova në shtëpi i mbyllur Mora disa barna që mi rekomandoi mjeku kundër dhimbjeve dhe asgjë më tepër. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, sidomos në pesë ditët e para të karantinës. Sepse e dija që jam i prekur edhe nuk dola nga dhoma fare. As nuk kam mundur të kontaktojë me anëtaret e familjes as asgjë vetëm qëndroja mbyllur në dhomë. Pas disa dite u mësova dhe më pas edhe u shërova”, shprehet ai.
Marevci, ka edhe një mesazh për të prekurit me COVID-19.
“I kisha bërë apel të prekurve që të mos frikohen sepse nuk është diçka që s’mund të përballohet apo s’mund të tejkalohet. Vetëm nëse vëreni që i keni këto simptome atëherë mos dilni nga shtëpia dhe mos kontaktoni me askënd Merrni vitamina në mënyrë të bollshme.”
Në fund ai tregon edhe gjendjen aktuale në Francë.
“Gjendja aktuale këtu është e njëjta si në tërë botën, Të gjithë ne jemi në karantinë. Vetëm shitoret dhe barnatoret janë të hapura dhe asgjë tjetër. Është e ndaluar dalja nga shtëpia dhe nëse del duhet të kesh arsyeje të forta. “, tha Marevci. /Alban Begolli/arbresh.info/
Fitorja e Kosovës ndaj Lituanisë, Kurti: Na kanë kënaqur me ...
Irani i quan të “paarsyeshme” sanksionet e BE-së dhe Britani...
Thuajse e gjithë shtëpia në nominim – Ja komentet e Oltës!
Zgjedhjet gjermane, çfarë roli do të luajnë mediat sociale?
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj