Mbrojtësi i Tottenham, Serge Aurier ka thënë se dëshiron ta përfundojë karrierën te PSG.
Aurier u transferua te gjiganti anglez, mirëpo dëshira e tij mbetet që karrierën ta mbyll në “Parkun e Princave”, transmeton portali arbresh.info.
Kapiteni i Bregut të Fildishtë për Canal tha se si fëmijë e ka pas këtë dëshirë që të mbyll karrierën në fanellën e “Parisienëve”.
“Dua ta përfundojë karrierën te PSG. Para se gjithave është klubi i zemrës. Kam ndjenjën se kam punë të papërfunduar. Ka qenë klubi im që prej fëmijërisë, do të shkoj të shikojë ndeshje në ‘Parkun e Princave'”.
“Mund ta kaloja tërë karrierën time te PSG, kjo nuk do me zemëronte. Kur luan për klubin e zemrës, nuk dëshiron të transferohesh te ndonjë skuadër tjetër, nuk ka pendime. Ka lojtarë të cilët kalojnë tërë karrierën të një klub sepse e duan”.
“Nuk është pyetje para ose ndonjë gjë tjetër. E gjithë familja ime është në Paris, jam parisien, nuk mund të ëndërroj më shumë. Jam duke e ndjekur PSG nga larg, por mbetet klubi im dhe kjo nuk do ndryshoj”, deklaroi ai.
Aurier këtë sezon për Spurs ka bërë 29 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar dy gola dhe kontribuar me katër asistime./arbresh.info.
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...