Hailey po e shijon jetën në karantinë me këngëtarin.
Hailey pas zhvendosjes nga Los Angeles në vendlindjen e burrit në Kanada ndjehet më e lumtur se kurrë më parë, shkruan lajmi.net.
Supermodelja 23-vjeçare ka zbuluar se po shijon izolimin me fituesin e Grammy, 26 vjeçarin Bieber, duke pranuar se pandemia e koronavirusit i ka lejuar çiftit të dashur të kalojnë më shumë kohë kualitative së bashku.
Në një video ‘Live’ në Instagram bukuroshja ka pranuar se gjatë kësaj periudhe ka mësuar të vlerësoj më shumë gjërat e thjeshta dhe të vogla në jetë.
Modelja flet edhe për zhvendosjen në Kanada për çka thotë se është e lumtur për shkak të hapësirës së madhe për të lëvizur lirshëm.
Për jetën në karantinë ajo thotë: Betohem se ndjehem që kam bërë më shumë gjëra gjatë kësaj periudhe sesa tërë vitin.
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...