Bayern Munich ka konfirmuar se do rikthehen të hënën në stërvitje për herë të parë që prej kohës kur Bundesliga është suspenduar.
Kampionati gjerman u suspendua me 13 mars për shkak të pandemisë së koronavirusit, që ka suspenduar të gjitha ligat evropiane, transmeton portali arbresh.info.
Ndërsa, sot (e diele) faqja zyrtare e “Bavarezëve” deklaroi se do iu rikthehen stërvitjeve në grupe të vogla.
https://twitter.com/FCBayernEN/status/1246880822096998400
“Ekipi i parë i Bayern Munich do rikthehet në grupe të vogla të hënën, 6 prill. Stërvitjet do zhvillohen pa persona të publikut”.
“Në mënyrë që të ngadalësojmë koronavirusin, FC Bayern kërkon nga tifozët të ndjekin autoritetet dhe të mos vijnë në stadium”, ishte njoftimi i gjigantit gjerman.
Në javët e ardhshme do zbulohet se kur do nis Bundesliga./arbresh.info.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?