Mbrojtësi i PSG-së, Thiago Silva do largohet nga “Parku i Princave” në fund të sezonit dhe është duke menduar të rikthehet te Milan-i.
Qendërmbrojtësi në shtator i mbush 36-vjeç, andaj pritet të largohet në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Braziliani iu bashkua gjigantit francez në vitin 2012 nga “Rosonerët” për 42 milionë euro se bashku me Zlatan Ibrahimovic.
Sipas Tuttosport, lojtari është duke e menduar rikthimin siç bëri Ibrahimovic në janar, mirëpo problemi mbetet te pagesa.
Thuhet se gjiganti italian nuk mund të paguajë vlerën që fiton te “Parisienët” dhe kjo mund të shkaktojë që lojtari të transferohet në MLS, aty ku do të fitojë më shumë para sepse klubet amerikane paguajnë vlerë mjaftë të madhe për lojtarët që kanë shkëlqyer në Evropë.
Barcelona mbetet e interesuar për Silva-n/arbresh.info.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?