Google ADS

Real Madrid insiston për Kane, Perez përgatit 200 milionë euro

19:55 | 5 Prill 2020
Arbresh Info

Real Madrid është duke shqyrtuar mundësinë për të transferuar yllin e Tottenham, Harry Kane.

Kane para disa jave e ka konfirmuar se do largohet nga klubi anglez nëse e sheh se nuk është duke u përmirësuar, transmeton portali arbresh.info.

Kapiteni i Anglisë është në vëmendjen e shumë gjigantëve evropianë e ndër ta është edhe Real Madrid të cilët e kanë kërkuar edhe vite me parë, por Spurs asnjëherë nuk ka pranuar të hyjë në negociata.

Sipas Sun, Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez e sheh Kane si pasuesi i duhur i Karim Benzema që më shumë mundësi vitin tjetër do largohet.

Për Kane, Tottenham kërkojnë se paku 200 milionë euro, vlerë të cilën thuhet se është duke përgatitur Real-i.

Për shërbimet e 26-vjeçarit ka interesim edhe Juventus e Manchester United./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme