Ka ndërruar jetë para pak çastesh në spitalin Infektiv në Tiranë, trajneri i boksit Skënder Kurti. Ai trajtohej prej 20 ditësh në spital dhe ndodhej në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore, aqsa para disa ditësh pësoi dhe një vdekje klinike, por u arrit të rikthehej në jetë nga doktorët.
Lajmin e ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, teksa tashmë numri i viktimave në Shqipëri shkon në 21 persona.
“Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv 61-vjeçari me inicialet S.K., i shtruar prej 20 ditësh në spital, në gjendje të rëndë, i intubuar. Më herët 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, 61-vjeçari që vuante nga hipertensioni, nuk ia ka dalë të mbijetojë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.
Ministria e Shëndetësisë i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. “-njofton Ministria
Të paktën 12 të vdekur nga përmbytjet në Malajzi dhe Tajland...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Ulje temperaturash me reshje shiu dhe bore, moti sot në Shqi...
Shërbimi i ujit me cisterna vazhdon edhe sot në Mitrovicën e...
Lela: Kisha pasur dëshirë diçka tjetër me bo me Leon, jo mas...
Moti sot me reshje shiu dhe bore