Milan do provojë të bëjë befasinë për të transferuar sulmuesin e Inter-it, Mauro Icardi.
Sipas Corriere dello Sport, “Rosonerët” janë në bisedime me Inter-in për transferimin e argjentinasit në verë, transmeton portali arbresh.info.
Icardi momentalisht është huazim te PSG me mundësi blerje në fund të sezonit për 70 milionë euro, por pavarësisht që ka shënuar 20 gola, “Parisienët” nuk janë bindur, andaj nuk do e aktivizojnë mundësinë e blerjes.
Ka raportime të shumta që thonë se Juventus e do me ngulm sulmuesin, pasi e shohin si lojtari ideal për t’i ndihmuar Cristiano Ronaldo-s.
Për Icard-in çdo skuadër italiane duhet të paguajë 85 milionë euro, ndërsa gjigantët e tjerë evropianë 70 milionë euro./arbresh.info.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...