Adele dhe Simon kanë vendosur të përshpejtojnë ndarjen e tyre.
Këngëtarja Adele kishte lëshuar një kërkesë për të mbajtur të fshehtë detaje rreth ndarjes së pasurisë mes saj dhe Simon Konecki, dhe kjo është aprovuar nga Gjykata në Los Angeles, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Sipas pretendimeve, kujdestari e djalit të tyre do bëhet nga të dy prindërit, ndërsa detaje tjera lidhur me pasurinë, informacione mbi patundshmëri nuk do jenë të qasshme për publikun.
Një burim për gazetën tha: “Divorcet në Hollywood mund të zvarriten me vite dhe të bëhen jashtëzakonisht të shëmtuara. Adele dhe Simon qartë nuk e duan këtë”.
“Ata të dy janë të përkushtuar t’i mbajnë detajet sa më private që të jetë e mundur për hir të djalit të tyre. Ata po përpiqen të zgjidhin çështjet e tyre”.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...