Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pranuar letër falënderuese nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Këtë e ka publikuar Vitia, në rrjetin social Facebook, ku ka treguar që është përgëzuar për profesionalizëm.
Vitia ka theksuar se duke qëndruar e punuar me solidaritet të lartë njerëzor dhe pa dallime të çfarëdo natyre, ne do të jemi fitues.
“Këto janë falenderime për të gjithë ata që çdo ditë pa pushim dhe me vetëmohim po merren me kujdesin për qytetarët. Kjo na siguron se në këto kohë të sfidave në të gjithë botën nuk jemi vetëm, por bashkë me miqtë tanë’.
“Gjithçka ka ndërruar në rutinën e jetës sonë. Kjo kërkon vetëdijësim të lartë. Le të mos tregohemi të shkujdesur”, ka shkruar Vitia.
Kjo është deklarata e plotë e ambasadës së SHBA-së:
Ne i përgëzojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, me rrezik të madh, për të zvogëluar rritjen e COVID-19 në Kosovë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Duke punuar së bashku, duke ndjekur udhëzimet e profesionistëve të shëndetësisë dhe duke lënë anash ndasitë mes komuniteteve, e mposhtim COVID-19.
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...