Zëvëndëskryeministri i dytë i qeverisë në largim, Haki Abazi fajëson presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaci për ndarjen e Mitrovicës.
Sipas tij Mitrovica veriore është e ndarë, sepse Thaçi e ka ndarë dhe e ka mbajtur të tillë për 20-vjet.
Po ashtu, ai thotë se Sinkronizimi i Thacit, kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, presidentit serb, Aleksandar Vucic, po vazhdon.
“Sinkronizimi Thaçi- Mustafa dhe Vuçic po vazhdon; komploti kundër shtetit me tendencën për të krijuar qeveri servile, kryeministër të kapur e pakurrizor të përkrahur edhe me votën e Listës Srpska. Veriu që 20-vite është lënë që të përdoret si kartë për të mbuluar keqbërjen e tyre. Veriu është i ndarë, sepse Thaçi e ka ndarë dhe e ka mbajtur të tillë për 20-vjet”.
“Mustafa ka qenë i vetmi ministër i financave, i cili me mandat kushtetutes ka mbledhur fondin e 3% dhe po ai, bashkë me Bukoshin, ato financa i kanë kthyer në OJQ të UFORK. Tani vazhdojnë me propagandë e në bashkërëndim me ata që po ashtu kanë keqpërdorur fondin “Vendlindja thërret”. Këtyre nuk ju leverdis zbatimi i ligjit e as hapja e dosjeve nga e kaluara”, ka shkruar Abazi në Facebook.
Sipas tij, të gjitha këto veprimet që po bëjnë janë kundër vullnetit të popullit, kundër interesit të shtetit të Kosovës dhe kundër projektit për shtet ligjor, demokratik, të zhvilluar e të integruar në strukturat Euro-Atlantike.
“Këta na kanë katandisur në këtë gjendje të mjerë. Çfarë duan tani? Ta bëjnë edhe më keq nga ç’është, të përfitojnë akoma? Nuk munden më të mashtrojnë as popullin, as Evropianët e as Amerikanët. Kosova dhe qytetarët në Jug dhe Veri flasin me dhe nëpërmjet qeverisë së tyre legjitime dhe kryeministrin Kurti, është shprehur Abazi./arbresh.info
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...