Google ADS

Në Shqipëri 18 të vdekur nga COVID-19, numri i rasteve rritet në 333

11:30 | 5 Prill 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë një pacient 67-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19, ndërsa në 24 orët e fundit janë janë konfirmuar 29 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në Shqipëri numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) është rritur në 18, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitive gjithsej në 333, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin zyrtar ministria thekson se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë një pacient 67-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19, ndërsa në 24 orët e fundit janë testuar 216 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 29 raste të reja.

“Deri në këto momente janë testuar 2.247 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitive me COVID-19, 333 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç. Deri tani, 18 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit kemi 10 pacientë të shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 99”, thuhet në njoftim.

Institucionet shëndetësore vazhdojnë punën në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive.

Në vend është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa masat janë shtyrë pa afat. Institucionet në Shqipëri kanë marrë masa të shumta si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve me disa vende, pezullimi i transportit urban dhe i qarkullimit të automjeteve private dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme