Google ADS

COVID-19, studentët e mjeksisë në New York diplomojnë më herët dhe fillojnë punën

11:08 | 5 Prill 2020
Arbresh.info

“Do të nënshkruaj një dekret i cili do t’u mundësojë sudentëve të mjeksisë të cilët duhej të diplomonin në pranverë, që menjëherë të fillojnë me punë”, ka thënë Cuomo, guvernatori i shtetit të New Yorkut.

Guvernatori i shtetit të New Yorkut, Andrew Cuomo, njoftoi se do të nënshkruajë një dekret që lejon studentët e mjekësisë që janë pranë përfundimit që të diplomohen më herët dhe të fillojnë menjëherë punën për të luftuar në mënyrë më efektive pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Cuomo tha se ai do të ndërmarrë hapa për të kontribuar në luftën në shtetin e New Yorkut, i cili është bërë qendra e epidemisë së koronavirusit në SHBA.

“Do të nënshkruaj një dekret i cili do t’u mundësojë sudentëve të mjeksisë të cilët duhej të diplomonin në pranverë, që menjëherë të fillojnë me punë. Këto ditë janë kohëra të jashtëzakonshme dhe New Yorku ka nevojë për ndihmë”, ka thënë Cuomo.

Pritet që studentët që ishin duke u përgatitur të diplomonin në 17 kolegje mjekësore në shtet, të diplomojnë herët dhe të marrin pjesë në luftën kundër koronavirusit.

Cuomo të shtunën deklaroi se mbi 3.500 njerëz kanë vdekur në New York nga COVID-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme