Ministrja e Jashtme spanjolle sqaroi se aktualisht janë duke u kryer procedurat e licencimit dhe se respiratorët do të dorëzohen në Spanjë brenda orëve të ardhshme.
Ministrja e Jashtme e Spanjës, Arancha Gonzalez Laya, ka thënë se falë solidaritetit të Republikës së Turqisë, pajisjet respiratore do të dorëzohen në dy rajone autonome spanjolle, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Falë bujarisë së Turqisë, i cili është vendi partner dhe miqësor i yni, në Spanjë do të dërgohen pajisje respiratore”, tha Laya në një prononcim për televizionin Cuatro.
Ajo tha se partitë opozitare në Spanjë kishin bërë një numër akuzas, në kurriz të Turqisë, por tha se ato ishin të pabaza.
“Dua të hedh poshtë hapur akuzat e padrejta në kurriz të Turqisë. Janë bërë akuza të rreme si sekuestrim dhe vjedhje. Duhet të dini se akuza të tilla të përdorura në media dhe partitë politike rrënojnë marrëdhëniet tona bilaterale”, tha Laya.
Ajo shtoi se këto çështje janë adresuar përmes kanaleve diplomatike.
“Dorëzimi i respiratorëve të blerë nga dy qeveritë autonome në vendin tonë është vonuar. Turqia fillimisht planifikoi t’i përdorte këta respiratorë për pacientët në vendin e tyre, por për shkak të urgjencës së situatës në Spanjë, ata vendosën t’i dërgojnë te ne, kjo u konfirmua sonte”, tha Laya.
Ajo sqaroi se aktualisht janë duke u kryer procedurat e licencimit dhe se respiratorët do të dorëzohen në Spanjë brenda orëve të ardhshme.
Administrata autonome spanjolle Castilla y La Mancha dhe Navarra kanë blerë 150 respiratorë nga një kompani turke për tre milion euro.
Mirëpo, për shkak të masave kundër koronavirusit, si shumë vende të tjera, edhe Turqia ka futur disa kufizime në eksportin e materialeve shëndetësore, të cilat mund të kenë vonuar këtë dërgesë në Spanjë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...