Incidenti ndodhi në qytetin juglindor francez Romans-sur-Isere kur viktimat ishin duke blerë ushqime dhe sende të tjera të nevojshme për fundjavë.
Dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur mëngjesin e sotëm në Francë nga një sulmues i cili përdori thikë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Incidenti ndodhi në qytetin juglindor francez Romans-sur-Isere kur viktimat ishin duke blerë ushqime dhe sende të tjera të nevojshme për fundjavë. Raportohet se dy nga pesë personat e plagosur janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sulmuesi fillimisht iu afrua blerësve në një furrë buke rreth orës 11 të mëngjesit dhe më pas para se të arrestohet kaloi edhe në disa vende të tjera rreth qytetit.
Motivi për sulmin ende nuk është përcaktuar, por shërbimet e sigurisë në vend po punojnë për zbardhjen e rastit.
Siç raportojnë mediat lokale, sulmuesi u identifikua si një refugjat 33-vjeçar me origjinë suedeze.
Ministri francez i Punëve të Brendshme, Christophe Castaner, i shoqëruar nga sigurimi i tij pasdite vizitoi qytetin dhe në llogarinë e tij në twitter shkroi se, “E gjithë vëmendja ime është me viktimat e sulmit në Romans-sur-Isere dhe familjet e tyre”.
Qyteti Romans-sur-Isere me rreth 50 mijë banorë është në bllokim së bashku me pjesën tjetër të vendit në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë dërgimin e fotov...
Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së s...
Vaji i jargavanit – Ul temperaturën dhe lufton depresionin
Pacolli tregon për festën në Mar a Lago për nder të presiden...
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifik...
Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike m...