Pandemia e koronavirusit e cila ka izoluar pjesën më të madhe të njerëzve, mund të ketë edhe një pasojë tjetër të rëndë, pasi WhatsApp mund të mos përdoret më.
Është ky alarmi i dhënë direkt nga themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, sipas të cilit serverat mund të mos mbajnë, madje rrezikojnë të “shkrihen”, në rast se pandemia vijon të rritet në të gjithë botën.
Kjo për shkak se teksa miliona njerëz vijojnë të punojnë online nga shtëpia, chatet dhe grupet mund ta mbingarkojnë rrjetin.
Sa i takon WhatsApp, ngarkesa ka të bëjë me shtimin e videotelefonatave kohëve të fundit.
“Për momentin nuk po përballemi ende me një epidemi masive bashkëkohore në të gjithë botën, por nëse kjo ndodh do të duhet të sigurohemi të jemi në lartësinë e duhur për sa i përket infrastrukturës”, tha Zuckerberg, shkruan noa.al.
Ai detajoi se trafiku i të dhënave tani është përtej majave që ndodhin zakonisht në prag të Vitit të Ri.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...